Please enter at least 3 characters.

Ndodh edhe kjo në Angli, dy shokë të skuadrës përleshen mes vete në fushë (Video)

2016/12/588523_640x360_large_20161204110512.jpg

Skena të pabesueshme kanë ndodhur dje në futbollin anglez.

Po zhvillohej ndeshja mes Sheffield Wednesday dhe Preston dhe vendasit ishin duke fituar me rezultat minimal 2-1.

Por në minutat e fundit të ndeshjes ndodhi ajo që pak kush e priste në stadium.

Një përleshje mes dy futbollistëve të Prestonit, jo me kundërshtarët po me njëri tjetrin.

Në këtë përleshje u përfshinë dy sulmuesit, Jermaine Beckford dhe Eoin Doyle i cili ishte edhe autori i golit të vetëm për Preston.

U desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës që mos të bëhej përleshja edhe më e madhe dhe të kalonte në grushte.

Gjithsesi gjyqtari kryesor i ndeshjes ndëshkoi dy lojtarët me karton të kuq dhe i largoi nga loja.

Fati i mirë për Preston ishte se po luhej minuta e 90-të dhe largimi i dy lojtarëve nuk ndikoi në lojë. /Telegrafi/