Please enter at least 3 characters.

'Ndjenjë si e fundit të botës': Mbyllet edhe qyteti i tretë kinez, ndërsa coronavirusi përhapet edhe më tej - kriza ushqimore një kërcënim në rritje

2020/01/23764760-7919847-In_one_video_a_man_can_be_seen_disinfecting_eerily_quiet_streets-a-4_1579778960974.jpg

'Ndjenjë si e fundit të botës'. Kështu po vlerësohet gjendja e krijuar pas shpërndarjes së virusit vdekjeprurës në Kinë, pas së cilës tanimë qyteti i tretë është vendosur të mbyllet.Kjo pasi që ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i coronavirusit mund të përhapet në nivele që nuk shihen që nga kriza e SARS-it.

Një qytet i tretë në Kinë po hyn në bllokim ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e coronavirusit vdekjeprurës të ri që ka vrarë 17 dhe ka lënë qindra të sëmurë rëndë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, ndërsa Huanggang ka pezulluar autobusët publik dhe trenat, si dhe ka porositur kinematë dhe kafenetë e internetet që të mbyllin dyert e tyre.

Zhvillimi vjen pasi Wuhan - qyteti në qendër të shpërthimit - mbetet i mbyllur, duke anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë saj, por tashmë është shfaqur edhe kriza ushqimore.

Zyrtarët kinezë po dezinfektojnë rrugë të tëra dhe parqe.

Një banor i tha BBC se qyteti tashmë ka marrë pamjen e 'fundit të botës'.

Udhëtarët kanë përhapur coronavirusin në shtatë vende tashmë, përfshirë SHBA-të. /Telegrafi/