Please enter at least 3 characters.

Ndëshkohen dy kompani të autobusëve në Ferizaj, shkelën rëndë rregullat në trafik  

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy personave juridik – kompani të autobusëve, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Më 05.08.2025, në Ferizaj, gjatë kontrollit të dy autobusëve me targa vendore, është konstatuar se mungonin certifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.

“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Policia ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes telefonave kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406, si dhe Aplikacionit “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/