Ndeshja që mund të vendos titullin në Ligën Premier, formacionet e mundshme të përballjes Chelsea – Man City
Chelsea dhe Manchester City do të përballen sot (e enjte) mes vete në derbin e javës së 31-të në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Qytetarëve në derbin e javës në Ligën Premier, takim që zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 21:15.
Ekipi i Frank Lampard vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe në udhëtim te Aston Villa dhe pret ta vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj Cityt.
Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas gjithashtu fitoi thellë ndaj Burnleyt dhe pret gjithashtu rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Kjo ndeshjes mund të vendos edhe titullin kampion në Ligën Premier, pasi një barazim ose një fitore e Chelseat do ta shpallte edhe matematikisht Liverpoolin kampion.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea (4-3-3): Kepa; Azpilicueta, Zouma, Tomori, Emerson; Kante, Jorginho, Kovacic; Willian, Abraham, Mount


