Ndërron jetë legjenda e Chelseat në moshën 78-vjeçare
12/04/2020
Chelsea ka konfirmuar se Peter Bonetti ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Portieri legjendar kishte luajtur mbi 700 ndeshje për The Blues, duke luajtur nga viti 1960 deri në 1979, derisa ishte pjesë e skuadrës së Anglisë ku fituan Kupën e Botës më 1966.
Bonetti e kishte ndihmuar skuadrën londineze që të fitonte Kupën e Ligës, FA Cup, dhe Kupën Evropiane për klube.
"Të gjithë ne te Chelsea jemi thellësisht të pikëlluar të ju njoftojmë për vdekjen e ish-portierit tonë të mrekullueshëm, Peter Bonetti, që ka bërë 729 paraqitje për blutë", thuhet në njoftimin e klubit.
Bëhet e ditur se legjenda angleze kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital në Londër. /Telegrafi/


