Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit

2018/06/hilmi.jpg

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë vet kryeministri i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Haradinaj ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën (18 qershor) në Gllogjan.

Më poshtë postimi i plotë i kryeministrit:"Të dashur miq,Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!", ka shkruar Haradinaj.

Hilmi Haradinaj ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare (25.10.1944). Ishte babai i dy heronjve të Kosovës, Luanit dhe Shkëlzenit. /Telegrafi/