Ndërrime në kryesinë e Vëllaznimit
Me këtë rast, kryetar i ri i K.F.Vëllaznimi u zgjodh anëtari i deritashëm i kryesisë, Faton Batusha, i cili ka kohë që rregullisht e mbështet klubin, transmeton Gazeta Olle.
“Në këtë mbledhje, anëtarë të rinj të kryesisë së klubit janë zgjedhur Xhelal Kaqi, Jeton Mamusha dhe Shpat Dina, ndërsa kryetari i ri, në përputhje me kompetencat që ia lejon statuti i klubit, brenda pak ditësh do ta kompletojë kryesinë e re edhe me dy anëtarë të tjerë”.
“Menaxher i klubit është emëruar Bujar Guta, ndërsa kryesia e klubit në përbërje të re, tashmë ka filluar kontaktet me trajnerët e mundshëm që do ta udhëheqin skuadrën e Vëllaznimit në edicionin e ardhshëm të garave (2015-2016) dhe së shpejti do të zgjedhë shtabin teknik në përbërje të re”, thuhet në fund të komunikatës.
Vëllaznimi do të garojë në Ligën e Parë, pas humbjes së statusit të elitarit.


