Ndërpritet furnizimi me ujë në Shipashnicë të Epërme në Gjilan
06/08/2026
KRU “Hidromorava” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në SP Kopernicë.
Kompania ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo informacion të ri lidhur me rikthimin e furnizimit me ujë, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/


