Please enter at least 3 characters.

Ndërprerje të ujit në një zonë të Skenderajt

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se në Skenderaj është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të paraqitur në rrugën “Ahmet Delia”, në Lagjen nr. 1.

Ekipet teknike tashmë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

KRU Mitrovica u ka falënderuar qytetarëve për mirëkuptimin. /Telegrafi/