Please enter at least 3 characters.

Ndërhyrje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, mbesin pa ujë disa banorë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

2019/11/IMG-06b4f78b254f37d3c97c4f33ca7582d9-V.jpg

Banorët te Lagja e Spitalit, në rrugët “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen” në Prishtinë, sot kanë mbetur pa ujë për shkak se disa persona kanë ndërhyrë ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin.

Kjo kompani ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët edhe për t’i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit.

Pas rikthimit të furnizimit me ujë, banorët e lagjes janë përballur edhe me ujë të turbullt. /Telegrafi/