Please enter at least 3 characters.

Ndërhyrja e frikshme e Sterling në Dele Allin dhe reagimi i Mourinhos për mosndëshkimin me të kuq

2020/02/mouraheem.jpg

Jose Mourinho është nevrikosur tepër pasi shmangu kartonin e kuq pas ndërhyrjes së rëndë në Dele Allin, gjatë ndeshjes ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Anësori i Citizens e shkeli rëndë mesfushorin e Spursave në pjesën e parë duke i shkaktuar kundërshtarit dhimbje të madhe.

Sterling u përpoq t’i kërkonte falje Allit, i cili u largua nga fusha, por u kthye pas disa minutash trajtimi nga stafi mjekësor i ekipit nikoqir.

(Foto: Screenshot/Sky Sports/Twitter)

Për ndërhyrjen e tij, futbollisti i Cityt mori karton të verdhë, ndërsa xhirimet treguan se ndërhyrja ishte shumë e rëndë, prandaj Mourinho ishte i pakënaqur me vendimin.

Portugezi e shikoi xhirimin në monitor dhe e reagoi drejt gjyqtarit të katërt me gjestin se duhet të fillojë të bartë syze.

Trajneri i Tottenhamit vazhdoi të protestonte pas incidentit derisa loja po vazhdonte, ndërkohë që edhe asistenti i tij, Joao Sacramento, nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Sky Sports/Twitter)

(Foto: Screenshot/Sky Sports/Twitter)