Please enter at least 3 characters.

Ndalohet përdorimi i simboleve serbe për festën e "Vidovdanit" në Gazimestan

2016/01/mblidhen-serb-euml-t-nis-festa-e-vidovdanit_hd.jpg

Edhe pse nuk është një festë zyrtare në Kosovë, komuniteti serb çdo vit më 28 qershor shënon "Vidovdanin" në Gazimestan, në rajonin e Prishtinës, duke përdorur simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Megjithatë, nga ky vit, kjo praktikë nuk do të lejohet më. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e simboleve dhe flamujve shtetërorë të Serbisë gjatë shënimit të kësaj feste.

Ky vendim erdhi pas një padie të ngritur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ndaj Komunës së Graçanicës, e cila kishte miratuar më parë një vendim që lejonte përdorimin e simboleve serbe në ceremonitë e Vidovdanit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Gjykata Themelore ka aprovuar në tërësi padinë e MAPL-së dhe ka anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës.

Gjykata ka theksuar se aktgjykimi i saj e zëvendëson aktin e mëparshëm dhe ka karakter detyrues.

Më poshtë shikoni vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë: