Please enter at least 3 characters.

Ndalesë për makina të rënda në Strazhë, Gjavato dhe Presekë

2017/01/kamionë-1.png

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informon se ka ndalesë për automjetet e rënda nga ora 17:30 në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë, si dhe në rrugën Resnjë – Manastir përmes vendkalimit Gjavato, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë" njoftojnë se ndalesë për automjetet e rënda gjithashtu është vendosur edhe në vendkalimin malor Presekë./Telegrafi/