Please enter at least 3 characters.

Ndal topin me gjoks dhe godet me vole – goli i Osimhen që i dërgoi në ekstazë tifozët e Napolit

2023/01/osimhen-1.jpg

Pas 17 minutash lojë është zhbllokuar ndeshja kryesore e javës së 20-të në Serie A, ndërmjet Napolit dhe Romës.

Lideri i kampionatit italian po vazhdon me formën e mrekullueshme dhe arriti të shënonte i pari përballë Giallorossëve.

Khvicha Kvaratskhelia dërgoi një harkim në zonë, të cilin e ndali me gjoks Victor Osimhen, edhe pse pranë i kishte dy lojtarë kundërshtarë.

Ai pati kohë ta rregullojë topin dhe pastaj goditi me vole për të realizuar një gol të bukur në portën e Rui Patricios.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’, ku Partenopei duan të vazhdojnë me fitore. /Telegrafi/