Please enter at least 3 characters.

NATO dëbon anijet kineze (Foto)

2017/07/1-374.jpg

Anijet britanike, holandeze dhe daneze kanë dëbuar tri anije ushtarake kineze, të cilat ishin dërguar në Detin Baltik për të zhvilluar stërvitje ushtarake me forcat ruse.

Zyrtari i ushtrisë daneze, Klaus Ting Rasmussen, tha se nga ujërat territoriale të Danimarkës janë dëbuar  një fregatë, një anije për mbështetje dhe një shkatërrues kinez.

“Ne i kemi përcjell në kuadër të mënyrës normale të mbikëqyrjes së ujërave tona territoriale”, tha Rasmussen.

Ai ka refuzuar të zbulojë lokacionin e saktë në të cilën ishin vërejtur anijet kineze, transmeton KosovaPress.

Anijet kineze ishin dërguar në ushtrimet ushtarake, të cilat i kanë organizuar kolegët e tyre rusë. Këto stërvitje pritet të mbahen të premten.