Please enter at least 3 characters.

Natë për tu harruar për Patrick Dorgu - fillimisht i falë një gol Ipswichit, pastaj del me të kuq

Ish-ylli i Lecces, Patrick Dorgu, po has në një fillim të vështirë në Manchester United, pasi këtë mbrëmje ai i dhuroi një gol Ipswich Town dhe më pas u përjashtua nga fusha. 

Mbrojtësi i krahut fitoi famë kur u transferua në janar për 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Kjo ishte paraqitja e tij e katërt për Manchester United, duke filluar në ndeshjen sonte në Ligës Premier kundër Ipswich Town.

Ishte fillimi më i keq i mundshëm, pasi pas katër minutash pasimi i tij befasoi ish-portierin e Interit, Andre Onana, duke lejuar Jaden Philogene-Bidace që ta çonte topin në portën e zbrazët.

Manchester United e ktheu ndeshjen dhe mori epërsinë prej 2-1, por Dorgu u përjashtua nga fusha pas rishikimit të VAR në fushë për ndërhyrjen ndaj Omari Hutchinson.

Pas kësaj, Man Utd pësoi edhe një gol dhe rezultati shkoi në 2-2. /Telegrafi/