Please enter at least 3 characters.

Napoli përballë Interit në çerek-finale

2016/01/napoli-p-euml-rball-euml-interit-n-euml-ccedil-erek-finale_2_hd.jpg

Pas vetëm dy minutash lojë, Gabriel Silva e ndaloi në mënyrë të palejueshme Duvan Zapatan e Napolit në zonë dhe gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti, të cilën Dries Mertens e humbi pasi topi i tij goditi shtyllën.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, dhe ishte Udinese që me një kundërsulm të shpejtë shënoi përmes Thereau (58’).

Zapata e fitoi edhe një penallti tjetër në minutën e 65-të, ndërsa kësaj radhe Jorginho e mposhti me qetësi portierin e Udineses për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Ndeshja u bë më e vështirë për Udinesen, e cila mbeti me 10 lojtarë prej minutës së 68-të, kur u përjashtua Silvan Ëidmer. Sidoqoftë, Napoli nuk e shfrytëzoi këtë gjë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Napoli gjeti shpejtë golin e epërsisë përmes Marek Hamsik (99’), mirëpo kundërpërgjigja e Udineses ishte e shpejtë me Panagiotis Kone (104’), dhe kështu skuadrat shkuan në penallti.

Andujar ishte heroi i Napolit, pasi që e mbrojti penalltinë e Allanit, e në anën tjetër Higuain shënoi me qetësi për ta dërguar skuadrën e tij në çerek-finale të Kupës së Italisë, ku më 4 shkurt do të takohen me Interin. /Telegrafi/