Please enter at least 3 characters.

Napoli nënshtron Interin (Video)

2016/12/napli-e1480714847144.jpg

Napoli është treguar superior ndaj Interit duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Skuadra e Maurizio Sarrit u tregua e saktë me të filluar takimi duke e futur Interin në panikë.

Ishte Zielinski ai që shënoi në minutën e 2-të të takimit.

Nuk vonoi shumë dhe Hamsik shënoi për 2-0 pas vetëm katër minutash.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë u prit një reagim i Interit, por që nuk erdhi.

Shpresat e zikaltërve u shuan kur shënoi Insgine.

Deri në fund të dy skuadrat kishin raste, por që rezultati nuk u ndryshua.

Napoli tani është i gjashti me 28 pikë, shtatë më shumë se Interi. /Telegrafi/