Please enter at least 3 characters.

Napoli kthen prapa Juven për Hysajn

2017/07/DFMNFUPXgAAGKDI.jpg

Corriere del Mezzogiorno’ ka hapur sportin këtë mëngjes me një lajm që ka befasuar të gjithë.

“Juve troket ende, këtë herë dëshiron Hysajn, por Napoli thotë jo”, shkruan CdM.

. Foto: Napoli

Por, Zonja e Vjetër me shumë mundësi do të provojë edhe një herë gjatë janarit pasi kampionëve italian i pëlqen shumë profili i Elseid Hysajt.

Shqiptari gjatë kësaj verë ishte kërkuar edhe nga disa skuadra të mëdha angleze, por gjitha ofertat ishin refuzuar nga klubi napolitan.

Aktualisht temë te klubi i drejtuar nga Maurizio Sarri është edhe rinovimi i Pepe Reina. /Telegrafi/