Please enter at least 3 characters.

Nainggolan: Rinovimi? Po pres, si zakonisht

2017/07/radja-nainggolan-_170131071039-945-e1499550945264.jpg

Është përfolur shumë për një largim të Radja Nainggolan nga Roma.

Belgu vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga Interi dhe Chelseat, por mesfushori nuk është i interesuar shumë për këto pista.

Ylli i Romës ishte protagonist në një video të drejtpërdrejtë në Instagram teka po bënte tatuazh dhe kështu iu përgjigj edhe pyetjeve të tifozëve.

Normalisht që në mesin e shumë pyetjeve nuk munguan dhe ato për rinovimin te klubi nga kryeqyteti italian.

“Rinovimi? Po pres, si zakonisht”, ka thënë Nainggolan duke i bërë kështu thirrje skuadrës romake të lëvizë më shpejt. /Telegrafi/