Please enter at least 3 characters.

Nainggolan nuk e mori shallin e Interit pasi nuk ishte i lejuar nga klubi

2018/06/DghOG6BX0AArADY.jpg

Radja Nainggolan pritet të përfundojë vizitat mjekësore gjatë ditës së hënë te Interi.

Ashtu si Davide Santon dhe i riu Nicolo Zaniolo te Roma.

Belgu udhëtoi në Milano gjatë ditë së diel, ku u pritë nga shumë tifozë zikaltër para hotelit ku ishte vendosur.

Por, në rrjetet sociale mes tifozëve dhe media është shndërruar në temë diskutimi momenti kur mesfushori nuk e mori një shall të Interit të ofruar nga një tifoz.

Sipas Football Italia, 30-vjeçari është këshilluar nga klubi me bazë në Milano që mos të vendos asnjë shenjë që e lidhë me skuadrën deri sa transferimi edhe zyrtarisht të përfundojë.

Ndërsa në anën tjetër Davide Santon dhe i riu Nicolo Zaniolo posa kanë arritur në qytetin e Romës kanë vendosur në kraharorët e tyre shallin e Giallorossëve.

Interi do të paguajë para të thata 24 milionë euro, plus dy lojtarët e lartpërmendur për Nainggolan. /Telegrafi/