Please enter at least 3 characters.

Nainggolan mund të humb "Derby della Madonnina"

2019/03/nainggolan.jpg
258:"FLORENCE, ITALY - FEBRUARY 24: Radja Nainggolan of FC Internazionale in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on February 24, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan mund të humbasë derbin e Milanit më 17 mars pas një lëndimi të muskujve.

Inter raportoi të mërkurën se testet treguan se futbollisti ka tërhequr 'muskulin gastrocnemius të këmbës së majtë' dhe lëndimi do të rivlerësohet 'javën e ardhshme'.

Natyra e deklaratës së Nerazzurrëve sugjeron se belgu do të humbasë ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Eintracht Frankfurtit dhe SPAL-it.

Radja Nainggolan (Foto by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Futbollisti gjithashtu mund të përjashtohet edhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës me Frankfurtin, si dhe në "Derby della Madonnina" kundër Milanit.

Zikalëtrit gjithashtu ka gjasa të jenë edhe pa golashënuesin më të mirë Mauro Icardi, i cili po vazhdon të mos paraqitet me ekipin.

Nainggolan sezonin e parë te Interi nuk ka qenë statrues si te klubi kryeqytetas italian i Romës.

Ndryshe, mesfushori 30-vjeçar deri më tani ka pasur 17 paraqitje për zikaltërit dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/