Please enter at least 3 characters.

Nainggolan: Ëndërroj Scudetton me Romën më shumë se Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve

2018/03/Nainggolan-1.jpg
236:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 05: Radja Naiggolan of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 5, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Radja Nainggolan ka zbuluar se ai ëndërron të fitoj një Scudetto me Romën më shumë se Kupën e Botës apo Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi belg refuzoi oferta të mëdha parash nga Chelsea, Interi, Manchester Unitedi dhe Kina për të qëndruar me Giallorossët.

Por, këto refuzime të mëdha nga Nainggolan kanë një arsye dhe atë të fortë.

Belgu ka zbuluar se ai ëndërron ta fitoj skuadrën me klubin italian, më shumë sesa trofeun e Kupës së Botës apo Ligën e Kampionëve.

Nainggolan është i preferuari i tifozëve të Romës (Getty Images)

"Unë ëndërroj një Scudetto me Romën më shumë se Kupën e Botës apo Ligën e Kampionëve", ka thënë fillimisht Nainggolan për YouTuber IlVostroCaroDexter.

Nainggolan ka folur edhe për golin e tij më të rëndësishëm, i cili sipas tij është njëri i shënuar ndaj Interit.

Nainggolan i shënoi gol të bukur Interit (Getty Images )

"Nuk e di se cili ishte goli im më i rëndësishëm, por unë kam shënuar disa të bukur".

"Unë me siguri do të veçoja atë që unë e kam shënuar ndaj Interit vitin e kaluar ", përfundoi belgu. /Telegrafi/