Please enter at least 3 characters.

Nagavci e quan absurde mbajtjen e seancës së Kuvendit: Mocioni pret, virusi vret

2019/11/Arberie-Nagavci-Foto-Ridvan-Slivova-10.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nga LVV, e ka cilësuar absurde këmbënguljen për thirrjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i bën “thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm”.

Postimi i plotë i Nagavcit:“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat.I bëj thirrje PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN po i bie) të mos tregohen të papërgjegjshëm.Mos e vini në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale.Mocioni pret, a virusi vret...”, ka shkruar Nagavci.

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që nesër në ora 11:00, ta mbajë seancën për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti. /Telegrafi/