Please enter at least 3 characters.

Naftëtari prish entuziazmin e Hajvalisë

2016/01/naft-euml-tari-prish-entuziazmin-e-hajvalis-euml_hd.jpg

Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi që pretendon titullin e kampionit në Kosovë, është mposhtur me rezultat 3-1, nga skuadra pak e njohur Naftëtari, e cila luan në Grupin B të Ligës së Parë, dhe zë pozitën e fundit në tabelë, transmeton Telegrafi.

Pjesa e parë ishte e barabartë 1-1, ku për bardh e kuqtë shënoi Semir Zeneli, ndërsa në pjesën e dytë kosovarët pësuan edhe dy gola.

Kujtojmë që në 45 minutëshin final, trajneri Ismet Munishi ka inkuadruar të gjithë futbollistët nga banka, pasi në pjesën e parë ishte 11-shja më e mirë në fushë. /Telegrafi/