Please enter at least 3 characters.

Nafta sërish më shtrenjtë, MINTI publikon çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për datën 15 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-it, çmimi i naftës sot është 1.75 euro për litër, dy centë më shtrenjtë se të premten.

Çmimi i benzinës është i njëjtë me të premten, 1.50 euro për litër.

Po njëjtë mbetet edhe çmimi i gazit, 0.61 euro për litër.

Këto çmime të derivateve vlejnë 24 orë. /Telegrafi/