Please enter at least 3 characters.

Mustang dhe Nissan matin forcat në pistë

2023/10/1-414.jpg

Elektrifikimi ngadalë po “rrëmben” tërë auto industrinë, na pëlqeu kjo apo jo.

Megjithatë, akoma ka vetura të vjetra por shumë të mirë sportive, dhe më gjasë janë njësitë e fundit të SUS veturave që do të mund t’i shohim nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.

E në garën më të fundit janë përdorur Ford Mustang 2024 dhe Nissan Z 2023, që paraqesin dy filozofi krejtësisht të ndryshme në të njëjtin segment, dhe është interesant sesi matin forcat.

E një gjë e tillë është bërë e mundur falë kanalit Sam CarLegion në YouTube, ku Sam realizoi një garë tradicionale prej 400 metrash.

Mustang në GT përdor motorin 5 litërsh V8 që prodhon 480 kuaj-fuqi. Bën tërheqje me rrota të pasme dhe ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Nissan Z gjithashtu ka gjasë shpejtësi, ndërsa e vë në lëvizje motori 3 litërsh V6, që bën gjithashtu tërheqje me rrotat e pasme dhe ka 400 kuaj-fuqi.

Është konstatuar se pavarësisht koncepteve të ndryshme, këto dy vetura sportive kanë performansa shumë të ngjashme. /Telegrafi/