Please enter at least 3 characters.

Mustang Bullitt me 464 kuaj fuqi debuton në Gjenevë (Foto)

2018/03/1-31.jpg

Ford do të ofrojë për blerësit në Evropë motorin më pak të dobët V8 në krahasim me atë të prodhohet për Bullittin amerikan.

Prodhuesi amerikan në sallonin e automobilave në Gjenevë do të sjellë versionin evropian të kësaj veture të pajisur me motor 5.0 V8 me 464 kuaj fuqi derisa ai amerikan është 475 kuaj fuqi.

Motori është i pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive. Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet dy ngjyrave - Shadow Black dhe Highland Green.  Ford Mustang Bullitt debuton në Evropë në panairin e automobilave në Gjenevë, i cili është hapur sot, ndërsa në shitje do të dalë kah fundi i këtij viti. /kp/Telegrafi/