Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Zhvillimi ekonomik, prioritet i Qeverisë

2016/10/Isa-Mustafa-konference-17-Maj-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan tha se prioritet i Qeverisë është zhvillimi ekonomik.

Sipas tij, papunësia është problem i madh në vend dhe do të mundohen që të dalin nga pragu i shteteve më të varfra.

“Do të kemi absorbim të papunëve që vijnë në tregun e punës dhe të zgjidhim problemin e papunësisë. 23.000 është tregu i të papunëve, diku 5 për qind në vit të regjistruar. Edhe pse jo të gjithë lajmërohen pasi kanë humbur besimin...”, tha ai.

Mustafa tha se vitin e kaluar kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe se sipas tij tani mbetet të përgatisin tregun konkurrues.

“Problemi i papunësisë është i madh. Kemi rënie të varfërisë edhe pse prapë varfëria është problem i madh. Do të dalim edhe nga pragu i vendeve të varfra...”, tha ndër të tjera kryeministri Mustafa. /Telegrafi/