Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Themelimi i ushtrisë do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës

2018/01/Isa-Mustafa-telegraf1-2-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne.

“FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar ai në Facebook.