Musliu: Zhyll Kuvendi, zhyll Qeveria
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
15/06/2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka publikuar disa foto benda hapësirave të Kuvendit të Kosovës, saktësisht në sallën e deputetëve.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se si është mbuluar nga papastërtia dyshemeja e kuvendit.
Ajo po ashtu kërkoi me urgjencë inspektor sanitar.
“Kuvendi ka nevojë urgjente për inspektor sanitar. Kjo gjendje është mjeruese. Zhyll Kuvendi, Zhyll Qeveria”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/


