Please enter at least 3 characters.

Musk humb 11 miliardë dollarë pas tarifave të Trumpit - goditen rëndë edhe Zuckerberg dhe Bezos

Elon Musk humbi 11 miliardë dollarë një ditë pasi hynë në fuqi tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump.

CEO i Tesla-s dhe miku i presidentit amerikan ishte ndër miliarderët amerikanë që pësuan goditjen më të madhe pas zbatimit të taksave të reja të administratës Trump, shkruan skynews.

Në fakt, më shumë se gjysma e personave të ndjekur nga indeksi i pasurisë i Bloomberg pësuan humbje, me 500 njerëzit më të pasur në botë që humbën gjithsej 208 miliardë dollarë pas shpalljes së tarifave të Trumpit.

Mark Zuckerberg i Meta-s dhe Jeff Bezos i Amazon-it gjithashtu pësuan humbje të mëdha.

Elon Musk

Të enjten, ditën pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Në total, CEO i Tesla-s ka humbur 110 miliardë dollarë deri tani këtë vit. Aksionet e Tesla-s gjithashtu ranë me 5.5 për qind.

Jeff Bezos

Aksionet e Amazonit ranë me 9 për qind, duke i kushtuar themeluesit të gjigandit të teknologjisë 15.9 miliardë dollarë pasuri personale.

Mark Zuckerberg

Themeluesi i Meta ka humbur 17.9 miliardë dollarë nga pasuria e tij që kur u shpallën tarifat, që përbën rreth 9 për qind të pasurisë.

Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Meta kanë rënë gjithashtu me rreth 28 për qind. /Telegrafi/