Please enter at least 3 characters.

Munishi: Marre se ku u zhvillua ndeshja sot (Foto)

2016/01/munishi-marre-se-ku-u-zhvillua-ndeshja-sot-foto_hd.jpg

Numri një i Hajvalisë ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, ku ka shkruar në profilin e tij se ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës u zhvillua në një fushë jashtëzakonisht të keqe.

Sipas tij ,fusha nuk i ka plotësuar as kushtet minimale për një takim të Kupës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Munishi i ka bërë thirrje edhe kryetarit të Podujevës, ministrit të sportit dhe kryeministrit të Kosovës për të ndërmarrë diçka rreth përmirësimit të kushteve në futboll. /Telegrafi/