Mundo Deportivo: Coutinho nuk do të luajë asnjë ndeshje për Liverpoolin
Philippe Coutinho është duke u përgatitur që të mos luajë për Liverpoolin asnjë ndeshje këtë sezon, pasi ai e do me çdo kusht shitjen te Barcelona.Mundo Deportivo shkuan se Coutinho nuk do të luajë as një ndeshje për Liverpoolin këtë sezon.
Ai do të vazhdojë të bëjë këtë edhe nëse atij i rrezikohet mundësia që të mos përfshihet në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin “Rusia 2018”.
25-vjeçari besohet se me çdo kusht dëshiron kalimin te gjiganti spanjoll që së fundmi ka arkëtuar 220 milionë euro nga shitja e Neymarit te Paris Saint-Germaini dhe është në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Javën e kaluar Liverpooli insistoi se braziliani nuk do të shitet, por anësori është duke detyruar shitjen te Barça.
Barcelona është duke insistuar edhe për Dembelen e Borussia Dortmundit. /Telegrafi/


