Please enter at least 3 characters.

“Mund të jetë një, mund të jenë dy”, Enzo Maresca flet për transferimet e Man Cityt

Enzo Maresca ka konfirmuar se pret që Manchester City të bëjë një ose dy nënshkrime tjera në pjesën e mbetur të afatit kalimtar të verës.

Në të njëjtën kohë, ai është aktualisht i përqendruar në Community Shield kundër Arsenalit këtë të diel, ndeshje e cila luhet mes fituesit të kampionatit dhe kupës.

“Sigurisht, ka gjëra që duhet të bëjmë. Sa, nuk e di. Mund të jetë një, mund të jenë dy. Varet edhe nëse lojtarët largohen”, ka thënë fillimisht trajner italian.

“Tani, në këtë moment, 48 orë para një finaleje - finalja ime e parë në këtë klub - do të përpiqem të fitoj trofeun e parë”.

“Fokusi im në këtë moment nuk është te lojtarët që mund të largohen ose te lojtarët që mund të vijnë, fokusi për mua personalisht është se si mund të përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen dhe të përpiqemi të fitojmë finalen”, përfundoi Maresca.

Ndryshe, City këtë verë ka bërë disa transferime, ndër ta edhe Elliot Anderson nga Nottingham Forest për 135 milionë euro dhe Geronimo Rulli nga Marseille për 2 milionë euro. /Telegrafi/