Muller i tërheq fjalët për San Marinon
253:"SAN MARINO, ITALY - NOVEMBER 11: Thomas Mueller of Germany celebrates during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between San Marino and Germany at Stadio Olimpico on November 11, 2016 in San Marino. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)
21:"Bongarts/Getty Images
17/11/2016
Thomas Muller, futbollisti i kombëtares gjermane, ka mohuar raportimet se ka ofenduar përfaqësuesen San Marino.
Gjermani kishte thënë se kombëtaret e mëdha nuk duhet të takohen me skuadra të vogla, të tilla, si San Marino.
Por, sulmuesi thotë se këto fjalë janë nxjerrë prej kontestit dhe se asgjë nuk ka të vërtetë, transmeton Telegrafi.
"Deklaratat që i dhashë pas ndeshjes me San Marinon nuk kishte të bënte me kundërshtarët, por për shkak të rrezikut të lartë të lëndimit. Fjalët janë marrë jashtë kontekstit", tha Muller.
Ndryshe, Gjermania ka triumfuar me rezultat të thellë prej 8-0 ndaj San Marinos. /Telegrafi/


