“Muharrem Fejza” në Prishtinë bëhet me kënd të ri të lojërave për fëmijë
16/07/2026
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se Kryeqytetit i është shtuar një kënd i ri lojërash për fëmijë.
Sipas njoftimit për media, Musmurati së bashku me Albana Gjonbalajn, Drejtoreshën për Parqe dhe Hapësira publike, vizituan këtë hapësirë të re në “Muharrem Fejza” e cila do t’u shërbejë fëmijëve dhe familjeve të kësaj lagje.
“Ky është vizioni ynë: një Prishtinë më e gjelbër, me më shumë hapësira publike në çdo lagje, ku fëmijët mund të luajnë dhe familjet të kalojnë kohë së bashku”, thuhet tutje në postimin e Musmuratit. /Telegrafi/


