Please enter at least 3 characters.

MSH: Asnjë udhëtar në aeroplanin për në Finlandë, nuk është i regjistruar në bazën tonë të rasteve pozitive me COVID-19

2017/03/Ministria-e-Shëndetësisë.png

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se ka kryer kontrolle për të gjithë udhëtarët të cilët kanë qenë në aeroplanin për në Finlandë.

Nga MSH thonë se asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar në bazën e rasteve pozitive me COVID-19 në Maqedoni, që do të thotë se nuk kanë pasur vendim për izolimin e tyre si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Ndryshe, sot në mëngjes u raportuar se në një aeroplan pasagjerësh që udhëtoi nga Shkupi për në Finlandë, 24 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Ndërsa më pas MSH raportoi se vetëm 2 nga gjithsej 157 udhëtarët kanë qenë me pasaportë të Maqedonisë, kurse shumica me pasaportë kosovare./Telegrafi/