Please enter at least 3 characters.

MPPS: Pensionet po paguhen rregullisht dhe sipas ligjit në fuqi, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

2018/04/denar.jpg

Ministria e Politikës Sociale njoftoi se lëshimi i pensioneve po vazhdon rregullisht dhe pa ndryshime, në përputhje me ligjin në fuqi.

"Procedura e hapur në Gjykatën Kushtetuese nuk ndikon në masat aktuale, të cilat mbeten të vlefshme deri në vendimin përfundimtar të gjykatës", thonë nga Ministria.

Pensionistëve u bëhet thirrje të mos bien pre e dezinformatave, ndërsa çdo ndryshim ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente, pasi, siç përfundojnë, stabiliteti i sistemit pensional mbetet prioritet kryesor i Ministrisë.