Please enter at least 3 characters.

MPJ me ‘viza gratis’ për garuesit e huaj në Kampionatin Botëror të Hendbollit

2016/01/mpj-me-lsquo-viza-gratis-rsquo-p-euml-r-garuesit-e-huaj-n-euml-kampionatin-bot-euml-ror-t-euml-hendbollit_hd.jpg

Për herë të parë në Kosovë po mbahet Kampionati Botëror në Hendboll i Shteteve në Zhvillim.

Ky kampionat zyrtar i organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës është gara ndërkombëtare më e rëndësishme që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë dhe në të po marrin pjesë edhe shumë shtete që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

Burime brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës, bëjnë të ditur për KosovaPress, se për të gjithë garuesit e shtetet të huaja që kanë pasur nevojë për vizë që të hyjnë në Kosovë është përkujdesur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila i ka liruar nga të gjitha pagesat e nevojshme dhe ua ka lëshuar vizat brenda 48 orëve.

Mësohet se kjo është bërë për shkak të rëndësisë që ka ky kampionat edhe për politikën e jashtme të Kosovës.

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse janë edhe shtete nga Amerika e Jugut, Azia, Afrika dhe Evropa, përkatësisht Uruguai, Kina, Kameruni, Armenia, etj. /Telegrafi/