Please enter at least 3 characters.

MPJ e Maqedonisë publikoi versionin zyrtar të Protokollit me Bullgarinë

2019/02/MPJ-Maqedoni-me-llogo.png

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot versionin zyrtar të nënshkruar të Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje.

Nënshkrimi i dy ministrave në dokumentin, i cili është edhe procesverbali i seancës së dytë të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet se do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Telegrafi/