Please enter at least 3 characters.

MPB ministria e parë që do ta merr qeveria e re, nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit

2016/04/Oliver-Spasovski-e1490014855679.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme sot dërgoi ftesë për media për ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të punëve të brendshme. Ministri i ri Oliver Spasovski në funksionë do të vijë në orën 9:30, kur dorëzimi i detyrës do t'i bëhet nga ministri teknik Agim Nuhiu, i cili në krye të MPB-së erdhi pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB-ja do të jetë ministria e parë që do ta merr qeveria e re. Kjo ministri është kyçe edhe për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend./Telegrafi/