Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Kurrë nuk kam pasur tifozë si të Unitedit, zemra ime i takon atyre

2016/10/CvuYw7UVYAAmvc1-e1477519746100.jpg

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka folur pas fitores ndaj Manchester Cityt në EFL Cup.

Portugezi ka thënë se ishte një fitore e merituar, por ka falënderuar tifozët e Djajve të Kuq për përkrahjen e madhe.

"Jam i lumtur. Lojtarët dhanë gjithçka, ata merituan fitoren. Jemi të lumtur pasi javën e kaluar çdo gjë ishte kundër ndesh".

"Ishte një humbje e madhe, numra të atillë nuk meritojnë të jenë në historinë e klubit. Zemra ime i takon tifozëve".

"Kurrë nuk kam pasur tifozë të tillë. Kemi humbur 4-0 dhe stadiumi është prapë plotë. Ishte me plotë tifozë dhe jo njerëz”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/