Please enter at least 3 characters.

Mourinho kërkon një transferim 'bombë' te Real Madridi

Marcus Rashford rikthehet në qendër të afatit kalimtar evropiane dhe kësaj radhe emri i tij lidhet papritur me Real Madridin.

Sulmuesi anglez, i huazuar këtë sezon te Barcelona nga Manchester United, ende nuk e ka të sigurt të ardhmen, ndërsa opsioni i blerjes prej rreth 30 milionë eurosh vazhdon të mbetet në diskutim nga klubi katalanas.

Sipas raportimeve të “The Independent”, Jose Mourinho e konsideron Rashfordin një nga përforcimet prioritare në rast se merr drejtimin e Real Madridit.

Trajneri portugez e njeh shumë mirë futbollistin nga koha te Manchester United, aty ku Rashford nisi të shpërthente si një nga talentet më premtuese të futbollit anglez.

Mourinho vlerëson shpejtësinë, goditjen dhe fleksibilitetin e tij në repartin ofensiv, pasi anglezi mund të luajë si në krah, ashtu edhe si sulmues i dytë apo qendror. Për Real Madridin, transferimi do të kishte jo vetëm rëndësi sportive, por edhe simbolike, duke qenë se Barcelona ka kohë që monitoron situatën e lojtarit.

Në “Old Trafford” po presin një zgjidhje përfundimtare, pasi Rashford nuk konsiderohet më pjesë kyçe e projektit të Manchester United. Huazimi te Barcelona krijoi mundësinë për një largim të qetë, por vendimi final nga katalanasit ende nuk ka ardhur për shkak të situatës financiare të klubit.

Kjo pasiguri mund t’i hapë derën Real Madridit për të hyrë fuqishëm në garë. Mourinho besohet se dëshiron të përfitojë nga hezitimi i Barcelonës dhe të lëvizë shpejt për të siguruar shërbimet e sulmuesit anglez.

Edhe vetë Rashford duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Te Barcelona ai ka pasur minuta dhe hapësira, por jo garanci absolute për një rol afatgjatë në projektin sportiv të klubit.

Një transferim i mundshëm te Real Madridi do të shihej edhe si një goditje direkte ndaj rivalit historik. Mourinho e njeh mirë peshën e lëvizjeve të tilla në rivalitetin mes dy gjigantëve spanjollë dhe afrimi i Rashfordit do të ishte një mesazh i fortë në afatin kalimtar.

Manchester United preferon një shitje përfundimtare dhe jo një tjetër huazim, pasi klubi anglez synon të sigurojë të ardhura nga largimi i lojtarit. Gjithçka pritet të varet nga shpejtësia e negociatave dhe vendimi final i Barcelonës.

Emri i Marcus Rashford ka nisur tashmë të trazojë afatin kalimtar evropian përpara hapjes zyrtare të verës dhe me Jose Mourinhon në skenë, çdo skenar duket i mundur. /Telegrafi/