Please enter at least 3 characters.

Mourinho kërkon Moratan plus 25 mln euro për De Gean

2017/05/David-De-Gea-Jose-Mourinho-587177.jpg

Jose Mourinho dëshiron t’i bëjë një favor ish-skuadrës Real Madridit.

Në fakt, trajneri portugez raportohet se ka dhënë dritën e gjelbër në shitjen e portierit David de Gea.

Në shkëmbim të tij, Manchester United kërkon 75 milionë euro për lirimin e portierit spanjoll, transmeton Telegrafi.

Por, ekziston edhe opsioni tjetër i cili kap shifrat 25 milionë euro plus shërbimet e Alvaro Moratas.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet ky transferim pasi që sulmuesi madrilen thuhet se do të kalojë te klubi italian i Milanit. /Telegrafi/