Please enter at least 3 characters.

Mourinho i do tri transferime në janar – në mesin e tyre edhe Elseid Hysaj

2019/12/hysaj-1.jpg

Jose Mourinho thuhet se ka kërkuar nga bordi i Tottenhamit tri transferime për afatin kalimtar të janarit.

Trajneri portugez dëshiron ta përforcojë edhe më shumë skuadrën, derisa ka identifikuar tri transferime për muajin e ardhshëm.

Sipas The Telegraph, Special One e do Elseid Hysajn nga Napoli, Hiroki Sakain nga Marseille dhe Everton Soares nga Gremio.

Jan Vertongen e Christian Eriksen janë në mesin e lojtarëve që do të largohen, andaj Mourinho i do menjëherë zëvendësuesit e tyre.

Mbrojtësi shqiptar është i pakënaqur me hapësirën te skuadra italiane dhe ka kohë që po e mendon largimin nga Serie A.

Hysaj mund të kalojë te Tottenhami, pasi në disa afate, Spurs kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/