Please enter at least 3 characters.

Mourinho: Do të ishte shumë e rëndë për Kloppin humbja e tretë në finalet e L.K.

2019/05/klopp-mourinho-1-e1558681033729.jpg
279:"MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 10: Jose Mourinho of Manchester United and Jurgen Klopp of Liverpool look on during the Premier League match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on March 10, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho thotë se një humbje për Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve do të ishte "vërtetë e vështirë" për Jurgen Kloppin.

Nëse The Reds humbasin kundër Tottenham Hotspur, ajo do të ishte humbja e tretë gjermanit në ndeshjen finale të kësaj gare.

Trajneri ishte finalist vitin e kaluar, kur u takua me Real Madridin gjersa në vitin 2013 ishte mposhtur nga Bayern Munich.

(Foto by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Nëse Jurgen fiton, do të ishte një arritje e pabesueshme për të", tha Mourinho për Sky Sports.

"Nëse Jurgen nuk fiton, ju e dini .... do të ishte finalja e tretë e humbur në Ligën e Kampionëve. Do të ishte me të vërtetë, me të vërtetë e vështirë. Por ai është një djalë shumë pozitiv, jam i sigurt se po mendon që të fiton".

"Duke qenë një menaxher dhe duke kuptuar se çfarë do të thotë që një trajner të luajë një finale të Ligës së Kampioneve, gjithmonë ka një anë negative dhe ajo është se një ekip do të humbasë dhe një menaxher do të humbasë", shtoi portugezi.

Ndryshe, ndeshja finale mes këtyre dyja skuadrave angleze do të zhvillohet më 1 qershor në Baku të Azerbajxhanit. /Telegrafi/