Please enter at least 3 characters.

Mourinho beson se mund t'i zgjidhë problemet e PSG-së në Evropë

2019/05/JoseMourinhostadium.jpg
228:"LONDON, ENGLAND - APRIL 13: Jose Mourinho is seen in the stands prior to the Premier League match between Fulham FC and Everton FC at Craven Cottage on April 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Jose Mourinho që prej fundit të muajt nëntor është i papunë, pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester Unitedit.

Portugezi përflitet si trajneri i ardhshëm i shumë klubeve në Evropë, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

Në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, Mourinho ka folur për mundësinë që të marrë vendimin e Paris Saint-Germainit në të ardhmen.

"Unë mund të them që është e mundur të trajnoj këtë ekip. PSG-ja është një klub i klasit botëror, me lojtarë të klasit botërorë".

"Por, ende nuk ka fituar në nivel evropian dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Është e njëjta gjë që ndodh me trajnerët. Mund të kenë cilësi të mëdha, por nëse nuk fitojnë në fund të karrierës në nivel evropian, ju mungon diçka".

"PSG është në këtë fazë, ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në ligat e tyre, por jo në Evropë”, ka deklaruar Mourinho.