Please enter at least 3 characters.

Moti sot, vranët dhe me riga shiu

2021/10/Moti-Koha-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/