Moti sot në Shqipëri
10/04/2025
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe shtim vranësirash mesatare e të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata pas orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 0 në 15 gradë Celsius. /Telegrafi/


